Barça nuk ia rinovon kontratën Rakitiqit

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Barcelona nuk do t’ia rinovojnë kontratën Ivan Rakitiqit, kontratë kjo që i skadon në verë të vitit 2021, sipas Sport.

Gjigantët katalunas raportohet se kanë pranuar një ofertë prej 90 milionë eurosh për kroatin verën e kaluar, por ai donte të qëndronte në “Camp Nou” dhe Barcelona nuk po ngutej që ta shiste.

Sidoqoftë, pas arritjes së Frenkie de Jong, kampionët e Spanjës do ta shprehin vullnetin për shitjen e tij, duke shpresuar se mund t’i nxjerrin 65 milionë euro nga shitja potenciale e tij.

Të ngjashme