Barça po kërkon blerës serioz për Umtitin

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi francez mund ta vazhdojë karrierën në Itali dhe në opsion janë Juventusi, Interi dhe Napoli

Barcelona është duke e kërkuar një klub të përshtatshëm për Samuel Umtitin.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Gjiganti katalunas thuhet se ia ka ofruar qendërmbrojtësin Juventusit dhe Interit.

Në këmbim, gjigantëve italianë iu ka kërkuar Miralem Pjanicin, respektivisht Lautaro Martinezin.

Ndërkohë, flitet se përfaqësuesi francez është bërë objektiv edhe i Napolit.

Sidoqoftë, të tria klubet italiane nuk janë shprehur të vendosura për qendërmbrojtësin.

Prandaj, kampioni aktual spanjoll po pret ofertues të kënaqshëm për 26 vjeçarin. 

Të ngjashme