Barça po kërkon klub për Umtitin

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas nuk llogarit në qendërmbrojtësin francez dhe po mundohet ta sistemojë atë në një klub tjetër gjatë kësaj vere

Barcelona është duke kërkuar klub të ri për Samuel Umtitin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Diario Sport”.

Qendërmbrojtësi francez nuk e ka gjetur veten sa duhet në “Camp Nou” dhe e ardhmja e tij duket të jetë larg Katalunisë

Interesim për 26 vjeçarin kanë shfaqur klubet italiane, Napoli, Lazio e Roma.

Umtiti ka kontratë edhe tri vjet me Barcelonën.

Ai mund të huazohet këtë verë, ndërsa vitin tjetër Barça synon ta shesë atë përfundimisht për një çmim të arsyeshëm. 

Të ngjashme