Barça provoi për Brozovicin

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kroat nuk po mund të arrijë marrëveshje me drejtuesit e Interit për vazhdimin e kontratës

Marcelo Brozovic nuk po mund të arrijë marrëveshje me Interin për vazhdimin e kontratës.

Mesfushori kroat i kërkon 6 milionë euro në vit, në krahasim me 3,5 sa e merr aktualisht rrogën.

“Nerazzurri” nuk janë të gatshëm t’ia plotësojnë atij këtë kërkesë.

Për këtë arsye, 28 vjeçari mund të largohet nga kampioni italian.

Atij do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Dhe, mediumi “Fichajes” shkruan se Barcelona synoi ta transferonte gjatë verës përfaqësuesin kroat në “Camp Nou”.

Gjiganti katalunas nuk është dorëzuar ende megjithatë.

Nëse lojtari nuk e vazhdon kontratën me Zikaltrit, ai mund të përfundojë në Kataluni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme