Barca qartëson përfundimisht situatën me Neymarin

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Jordi Cardoner, zëvendës-presidenti i Barcelonës, i ka mbyllur derën Neymarit që kthehet potencialisht në klub, të paktën për momentin.

Ai pranoi haptas se sulmuesi i Paris Saint-Germain është i pakënaqur në kryeqytetin francez, megjithëse deklaroi se është diçka që parisienët duhet ta zgjidhin vetë.

Katalanasit nuk kanë rënë dakord me PSG-n rreth një marrëveshje për brazilianin, pasi klubi francez kërkon 222 milionë euro para ‘cash’, përcjell lajmi.net.

“Neymar? Ai nuk është i lumtur në ekipin e tij por kjo është një situatë që duhet të zgjidhet në Paris”, tha ai për Cardoner TV3.

“Sot, në këtë kohë, ne përjashtojmë çdo mundësi që ai të kthehet në Barcelonë”.

”Nëse një ditë ka një rast të hapur për Neymar, ne do të flasim”, potencoi Cardoner. 

Të ngjashme