Barcelona sfidon Arsenalin për Mahrezin

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 19:17 | Nga

Barcelona e cila sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, mund të rikthehet sërish në gjurmët e yllit të suksesit të Leicesterit Riyad Mahrez, por natyrshëm tashmë me një çmim të kartonit, më të reduktuar se një vit më përpara.

Një paraqitje më e luhatshme që ka vënë në dyshim edhe klubin blaugrana, nëse duhet të besojnë te Mahrezi, ose jo.

Për momentin te Leicesteri nuk kanë mbërritur ende oferta zyrtare, por është vetëm çështje kohe. Tabloidet angleze nuk kanë dyshime mbi dëshirat dhe synimet e klubeve të Premier League, të tilla si Arsenal dhe Chelsea, për të blerë Mahrez.

Vetë klubi i Leicester, duke u përgatitur për vlerësimin e ofertave, planifikon të arkëtojë minimalisht 30 milionë euro për algjerianin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme