Barça s’ia ka frikën PSG-së për Lautaron

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas nuk brengoset për faktin që Paris Saint-Germaini ka hyrë në garë për sulmuesin argjentinas të Interit

Barcelona po shprehet optimist për transferimin e Lautaro Martinezit.

Gjiganti katalunas nuk brengoset për interesimin e Paris Saint-Germainit për sulmuesin argjentinas, shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Kampioni aktual francez thuhet se është futur në garë për sulmuesin e Interit.

Klubi parisien është i gatshëm t’i paguajë 110 milionë euro për përfaqësuesin argjentinas.

Ndërsa, Barça i ofron 60 milionë plus dy futbollistë për 22 vjeçarin.

Dëshirë e Lautaros është transferimi në “Camp Nou”, ku ëndërron të luajë përkrah Lionel Messit.

Andaj, ky fakt e ka qetësuar sadopak klubin “Blaugrana”, i cili nuk ia ka frikën PSG-së.

Të ngjashme