Barça thyen një tjetër rekord

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 15:22 | Nga

Katalunasit kanë thyer një tjetër rekord, pasi përballja e parë gjysmëfinale ndaj Lakuriqëve është e teta me radhë në Kupën e Mbretit.

Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Valencia ështe e teta me radhë e Barcelona në këtë fazë të Kupës së Mbretit përgjatë historisë.

Sipas faqes për histori dhe statistika Opta, Barcelona është klubi i parë në histori të kësaj gare që luan në tetë gjysmëfinale me radhë.

Kampioni aktual i kësaj gare, ka triumfuar 29 herë, ndërsa ndiqet nga Athletic Bilbao me 23 sish, kurse Real Madridi ka triumfuar plot 19 herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme