Barca trondit Realin, e merr Mbappen?

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 09:46 | Nga

Barcelona po planifikon që ta shokojë Real Madridin këtë verë.

Daily Mail shkruan, Barcelona do të lansojë ofertë për talentin e Monacos, Kylian Mbappe.

Lojtari po kërkohet nga Real Madridi tash e sa kohë dhe madje klubi mbretëror ka bërë disa oferta e vazhdon të insistojë për të.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur të hyjë në garë duke parë që Neymar është i hapur për t’u shitur te PSG.

Një shitje e Neymar te PSG për 222 milionë euro do ta shihte të transferuar me automatizëm Mbappen te Barcelona.

Nëse Barça ia del të bëjë këtë befasi atëherë do të trondiste Real Madridin që ka marrë “fjalën” e lojtarit për të kaluar në Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme