Barcelona afër falimentimit

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Sipas medieve spanjolle, klubi i futbollit nga Katalunia, ka borxh të përgjithshëm prej 1,173 miliardë euro.

Kjo ka ardhur si pasojë e dallimit të madh të përqindjes në përfitimet dhe shpenzimet e Barcelonës.

Kështu për shembull, 26-të herë kampioni i Spanjës, në sezonin 2018/2019 kishte të ardhura prej 990-të milionë euro, ndërsa në sezonin e kaluar ato ranë në 855, duke pasur rënie prej 14 përqind

Ndërsa shpenzimet janë reduktuar vetëm 2 përqind, duke pasur parasysh që para dy sezoneve ato arrinin shifrën e 973 milionë eurove, ndërsa në sezonin paraprak ato ishin 955.

Sipas faqes së njohur zvicerane për analiza në biznesin e futbollit, “Swiss Ramble”, në vitin aktual fiskal, klubi pret të ketë 796 milionë euro shpenzime, krahas 828 milionë eurove përfitime.

Ndërsa sipas raportit të mediumit spanjoll, “La Vanguardia”, për t’i shpëtuar kolapsit, Barcelona duhet t’i paguajë këtë vit 420 milionë euro borxhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme