Barcelona arrin marrëveshje me Sevillan për transferimin e Koundes

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Sevillan për transferimin e Jules Koundes.

Sipas gazetarit të besueshëm spanjoll, Gerard Romero, marrëveshja është arritur në mëngjesin e kësaj të shtune, transmeton Gazeta Express.

Bazuar në raportimin e Romeros, marrëveshja tashmë është e përfunduar 99% dhe Kounde në orët e ardhshme do të jetë i Barcelonës – nëse gjithçka shkon sipas planit.

Dje ishte raportuar se Barça ka humbur garën me Chelsean për transferimin e francezit, por duket se klubi katalunas nuk është dorëzuar dhe ka kthyer gjerat në favor, në orët e fundit.

Tani, Barcelona duhet të arrijë marrëveshje edhe me Kounden rreth kushteve personale të lojtarit. 

Të ngjashme