Barcelona arrin marrëveshje për mesfushorin brazilian

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 19:21 | Nga

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Greios, Arthur Melo
Mesfushori brazilian, Arthur Melo ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Barcelonës, shkruan Mundo Deportivo.

21 vjeçari ka qenë duke u kërkuar edhe nga skuadrat tjera si Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid, por i ka refuzuar ato për të kaluar në Camp Nou.

Barcelona tashmë duhet të arrijë marrëveshje vetëm me skuadrën e Gremios, e cila kërkon 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.

Megjithatë, katalonasit shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për gjysmën e kësaj shume, për 25 milionë euro. /Express/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme