Barcelona befasisht futet në garë për Max Aarons

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Max Aarons pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i djathtë anglez që aktivizohet me Norwich Cityn pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha dhe ka pasur rritje të vazhdueshme në karrierën e tij.

Mediat në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se Barcelona është futur në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar.

Edhe pse kanë blerë Sergino Dest, katalunasit duan një tjetër lojtarë në pozitën e mbrojtësit të djathtë, pasi Sergi Roberto mund të largohet në verë.

Gjiganti katalunas e ka përcjellë që një kohë lojtarin dhe duket se janë gati për të bërë një ofertë.

Megjithatë afrimi i tij nuk është aspak i lehtë, pasi shumë klube tjera janë në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, Roma,West Ham United, Everton dhe Bayern Munich gjithashtu janë në garë për lojtarin.

Norwich City duket se nuk mund ta mbajë yllin e tyre, por duan 30 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.

21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje, ku ka një gol të shënuar dhe katër asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme