Barcelona përveç Philippe Coutinhon, kërkon edhe yllin e ri të Liverpoolit

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 10:24 | Nga

Barcelona po synon ta transferojë nga Liverpooli edhe sulmuesin e ri, Ben Woodburn.

Drejtuesit e Barcelonës nuk po synojnë ta transferojnë nga Liverpooli vetëm yllin brazilian, Philippe Coutinhon.

Sipas gazetës  sportive, “Don Balon”, Barcelona nga skuadra angleze po synon ta transferojë edhe të riun Ben Woodburn.

Thuhet se Barcelona ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e Woodburn.

Por, Liverpool vështirë se do ta lëshojë të largohet 18-vjeçarin, i cili këtë sezon ka debutuar me ekipin e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme