Barcelona beson në transferimin e Azpilicuetas

Prishtinë | 02 Maj 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Te Barcelona kanë besim se mund ta realizojnë transferimin e Cesar Azpilicuetas nga Chelsea, raportoi “The Athletic” të hënën.

Mbrojtësi spanjoll është i interesuar të mbetet edhe më gjatë pjesë e Chelseat.

Por janë drejtuesit e klubit që ende nuk i kanë ofruar kontratë të re dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet gjatë verës së këtij viti.

Reprezentuesi i Spanjës me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Pjesë e klubit anglez është që prej vitit 2012.

Të ngjashme