Barcelona “blindon” Fatin

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke përgatitur kontratë të re për Ansu Fatin.

Talentit spanjoll do t’i ofrohet kontratë e re me kushte dukshëm më të mira. Sipas mediave spanjolle, edhe Fati dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes, së shpejti do të takohet me krerët e klubit për ta mbyllur marrëveshjen.

Barcelona do t’i ofrojë Fatit kontratë trevjeçare, që do ta mbante atë në ekip deri në vitin 2025.

Kontrata aktuale e 17-vjeçarit skadon në vitin 2022. Me kontratën e re, Fati pritet të ketë një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh.

Të ngjashme