Barcelona: De Ligt shkoi për para te Juventusi, bëmë dy oferta për Neymarin

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

CEO i Barcelonës, Oscar Grau, ka thënë se motivi i vetëm që Matthijs de Ligt u bashkuar me Juventusin ishte paraja.

Barca ishte gjatë si favorite për të nënshkruar me De Ligt, por mosmarrëveshja e tyre për të rënë dakord me ish-mbrojtësin e Ajaxit bëri që Juve t’i sigurojë shërbimet e tij.

Juventusi i ofroi 8 milionë euro pagë dhe plus 4 milionë euro bonuse për pesë vitet e ardhshme.

“Ne i bëmë një ofertë, por ai preferoi të shkojë në Juve, ku tatimet italiane i lejojnë atij të fitojë një pagë më të lartë neto”, ka thënë  CEO i Barcelonës, Oscar Grau.

Zonja e Vjetër ishte e lidhur edhe me transferimin e Neymar, megjithëse ai më parë ishte i lidhur me një kthim në Camp Nou.

“Ne bëmë një përpjekje shumë të madhe për të”.

“Klubi bëri gjithçka të mundshme me dy oferta, një me dhe një pa lojtarë në këmbim, por nuk u pranuan”, ka thënë Grau.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme