Barcelona dënohet për organizim të dobët të ‘Ec Clasicos’

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Spanjës Barcelona është gjobitur me 1.500 euro për organizimin jo të mirë të ndeshjes kundër Real Madrid u luajt të mërkurën e kaluar.

Ndeshja filloi nën presionin e protestave katalanase që kërkojnë r pavarësi, madje edhe koreografia e tifozëve në ndeshje ishte në atë frymë, shkruan Zëri.info.

Masat e sigurisë ishin të ashpra, me mijëra policë dhe personel të sigurimit sikur e përmbytën “Campo Nou”, duke u bërë hermetikisht i pa kaluar, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Komisioni Disiplinor e ka paralajmëruar Barcelonan se në rast të përsëritjeve të ngjarjeve stadiumi “Camp Nou” mund të mbyllet për ndeshjet e La Ligas.

Të ngjashme