Barcelona dëshiron yllin e Juventusit, Rodrigo Bentancur

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Klubi i madh katalunas, Barcelona po shqyrton një ofertë të lartë për mesfushorin e Juventusit Rodrigo Bentancur.

Blaugranët janë të interesuar të investojnë edhe më shumë në ekip para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Mesfusha është pozita ku drejtuesit e klubit nga Camp Nou janë të interesuar të përforcohen dhe tani kanë etiketuar objektivin e tyre.

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, kampionët e La Ligës po monitorojnë reprezentuesin uruguaian, Bentacur, të cilit thuhet se i është thënë se ai do të jetë vetëm një lojtar skuadre në Torino këtë sezon dhe jo titullar fiks.

Gjigantët e Serie A tashmë kanë nënshkruar me Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey këtë verë, dhe pavarësisht se mbërriti në Itali në 2017, 22-vjeçari tashmë mund të largohet.

Ekipi që drejtohet nga Maurizio Sarri është i gatshëm të dëgjojë ofertat rreth 60 milionë eurosh për ish-yllin e Boca Juniors, ekip i cili aktualisht që ka ende 50 për qind të kartonit në klauzolë në Bentancur.


Të ngjashme