Barcelona dhe Liverpool në garë të ashpër për De Ligt-in

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Matthijs de Ligt është lojtari tjetër i Ajax që po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha evropiane.

Për qendër mbrojtësin, interesim jashtëzakonisht të madh ka shprehur skuadra e Barcelonës.

Edhe Liverpool, janë në garë për të riun, i cili luan krahas Virgil van Dijk në kombëtaren e Holandës. Nga drejtuesit e Liverpool mendohet se do të ishte ideale që këtë partneritet ta vazhdonte edhe në skuadër.

Megjithatë, sipas “Mirror”, Barcelona momentalisht kryesojnë garën për një nënshkrim të mundshëm me lojtarin.

Ai po shihet si zëvendësuesi potencial i Gerrard Pique, i cili tashmë po arrin një moshë që ia pamundëson nivelet më të larta të paraqitjeve.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e mbrojtësit holandez. Ai së fundmi është shprehur tejet i pakënaqur me nivelin e ligës Eredivisie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme