Barcelona dhe PSG i bashkohen garës për Alex Telles

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Alex Telles pritet të largohet nga Porto në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka kontratë me Porton deri në verën e vitit 2021 dhe nuk ka pranuar rinovimin.

27-vjeçari është bërë njëri nga mbrojtësit anësorë më të kërkuar në Evropë, me skuadra si Chelsea, Juventus, Roma e Arsenal që interesohen për të.

Por së fundmi garës për brazilianin i janë bashkuar edhe dy gjigantët tjerë evropianë, PSG e Barcelona.

PSG do të mbetet pa Layvin Kurzawan që largohet si transferim i lirë, derisa Barcelona synon shitjen e Junior Firpos.

Nga ana tjetër te Porto janë pajtuar të shesin lojtarin dhe janë në pritje të ofertës më të mirë.

Klubi portugez synon që nga shitja e Telles të fitojë mbi 20 milionë euro.

Të ngjashme