Barcelona do paraqitet me fanella të veçanta në ndeshjen kundër Atletico Madrid

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka njoftuar se në ndeshjen ndaj Atletico Madridit do të paraqitet me fanella të veçanta.

Barcelona të dielën do të luajë ndeshjen kryesore të sezonit, atë kundër liderit të La Ligas, Atletico Madrid.

Klubi “Blaugrana” sapo ka konfirmuar se lojtarët në këtë takim do të veshin fanellat të veçanta të quajtura senyera.

Dallimi me fanellën e tanishme është se në këtë fanellë vërehen ngjyrat e flamurit të Katalonisë.

Kujtojmë që kjo fanellë është “Special Edition” dhe nuk është e përhershme.

Klubi në fakt kishte planifikuar që këtë fanellë ta veshë në duelin e “El Clasicos” në prill, por vendimi ishte revokuar nga zyrtarët e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme