Barcelona do ta shkarkojë Rakitiqin në janar

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës synon që ta shesë mesfushorin kroat, Ivan Rakitiq, gjatë muajit janar të vitit 2020.

Sipas Evening Standard, futbollisti 31 vjeçar do të bëhet agjent i lirë në vitin 2021, dhe kampionët spanjollë dëshirojnë të fitojnë para, gjersa vlera e tij është ende e lartë, shkruan Goal.

Ndër skuadrat e interesuara që t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit në fjalë mbeten, Atletico Madrid, Inter Milan, Juventus dhe Manchester United.

Të ngjashme