Barcelona do t’i shqyrtojë ofertat e klubeve për Griezmann

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Barcelona besohet të jetë e gatshme të dëgjojë ofertat për Antoine Griezmann këtë verë, me synimin për të mbledhur fonde për të sjellë Erling Haaland në “Camp Nou”.

Situata e rëndë financiare e gjigantëve spanjollë, me borxhin që besohet të jetë mbi një miliard euro, me sa duket e ka bërë të domosdoshme që klubi të pranojë t’i shes lojtarët me çmim më të ulët.

Memphis Depay dhe Eric Garcia janë lidhur fort me transferime falas te Barcelona, ​​me Sergio Aguero një tjetër agjent i lirë që mund të bëjë transferimin në Spanjë këtë verë.

Sipas Sky Sport Italia, katalunasit janë të gatshëm të shesin Griezmann këtë verë nëse paraqitet oferta e duhur, duke ditur që duhet të mblidhen fonde të konsiderueshme për ta sjellur Haalandin në Barcelonë, edhe pse ky operacion duket vështirë i realizueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme