Barcelona e do De Ligtin për Arthurin

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona shpreson se do të mundë ta shfrytëzojë interesimin e Juventusit në Arthurin, për ta marrë Matthijs de Ligtin në shkëmbim.

Qendërmbrojtësi holandez De Ligt e refuzoi ofertën e Barçës dhe iu bashkua Juventusit verën e kaluar, por sipas Mundo Deportivos, klubi katalonas është akoma i etur për ta pasur në skuadër atë.

Kjo gazetë raportoi dje se ky klubet janë në bisedime për mesfushorin Arthur, i cili i intereson Juventusit.

Megjithatë, lideri i La Ligës po ngurron ta lërë brazilianin të largohet dhe mund ta kërkojë De Ligtin në shkëmbim.

20-vjeçari, i cili kaloi në Juventus për 85.5 milionë euro verën e kaluar, i ka bërë 27 paraqitje për Juventusin këtë sezon, duke i shënuar dy gola. 

Të ngjashme