Barcelona e do Kloppin si trajnerin e tyre të ardhshëm

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Ernesto Valverde duket se po e shijon sezonin e tij të fundit te Barcelona, pasi në verën e vitit 2020 do të largohet.

Spanjolli nuk po tregon rezultate të kënaqshme te Blaugranasit dhe shkarkimi apo dorëheqja e tij janë të pritshme.

Sipas gazetës së afërt me klubin, Mundo Deportivo, raporton se katalunasit po tentojnë ta bindin Jurgen Kloppin që të kalojë në Camp Nou.

Gjermani po tregon strategji të mira te Liverpooli, ndërsa është shumë afër që ta fitojë Ligën Premier, ku ka përfunduar vetëm gjysma e sezonit.ashtu:

Klopp po ashtu në sezonin e kaluar fitoi edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa në këtë sezon mund të tentojë të përsëris të njëjtën gjë.

Andaj, Barcelona është e vendosur që t’i marrë shërbimet e tij në verën e vitit të ardhshëm.

Të ngjashme