Barcelona e do Skriniarin nëse largohet Umtiti

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez nuk është i vetmi lojtar i Interit që është në radarin e Barcelonës.

Mundo Deportivo raporton se skuadra katalunase dëshiron të transferojë edhe Milan Skriniarin në këtë verë nga Nerazzurët.

Blaugranasit do të bëjnë një revolucion në skuadër në këtë verë, andaj Samuel Umtiti mund të largohet nga Camp Nou.

Mediumi spanjoll bën të ditur se Barcelona e sheh sllovakun si zëvendësues ideal të francezit që nuk po arrin të gjejë hapësirë në skuadër.

Umtiti thuhet se e dëshiron largimin nga kampioni i La Liga-s, derisa për të interesohen klube si Juventusi, Chelsea e Manchester United.

Andaj, katalunasit shpresojnë që të bindin Interin që përveç shitjes së Lautaros, të ndodhë edhe ajo e Skriniar.

Të ngjashme