Barcelona e gatshme për shitjen e dy yjeve të skuadrës

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Barcelona thuhet se është duke u përgatitur për shitjen e dy yjeve të skuadrës, Ousmane Dembeles dhe Philippe Coutinhos, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho ishin transferuar me bujë të madhe në ‘Camp Nou’, por që deri më tani nuk kanë arritur që të dëshmojnë veten.

Sulmuesi francez nuk po mund të dëshmohet për shkak të lëndimeve, teksa mesfushori brazilian nuk arriti të marrë me vete edhe formën që kishte te Liverpooli.

‘The Telegraph’ shkruan se klubi kataluanas është duke u përgatitur për shitjen e tyre dhe kështu të fitojë edhe disa para të majme si ndihmë shtesë, pas krizës që ka goditur klubet nga përhapja e koronavirusit.

Për Ousmane Dembelen interesim kanë shprehur Arsenali, Liverpooli dhe Manchester United. Kurse, për Philippe Coutinhon besohet se gjithashtu interesim kanë shprehur skuadrat angleze; Chelsea, Arsenali, Tottenham Hotspur e Newcastle United.

Të ngjashme