Barcelona e gatshme të bëjë lëvizje senzacionale për yllin anglez

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 09:38 | Nga

Barcelona po planifikon të bëjë lëvizje për mesfushorin e Tottenhamit, Dele Alli, me Marco Verrattin që po konsiderohet një objektiv shumë i vështirë për t’u arritur.

Sidoqoftë, Barcelona po e ka të vështirë të sigurojë objektivat këtë afat kalimtar.

Nelson Semedo nga Benfica dhe Gerard Deulofeu nga Evertoni janë dy ardhjet e vetme në klub.

Katalunasit kanë qenë të lidhur me një lëvizje për Marco Verratti, por PSG dëshiron të mbajë mesfushorin me të gjitha forcat.

Dhe sipas Diario Gol, Alli është top objektivi.

Raporti shton se Lionel Messi dhe Neymar e pëlqejnë idenë për të transferuar të riun.

Ander Herrara i Manchester Unitedit gjithashtu mbetet opsion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme