Barcelona e gatshme të dëgjojë ofertat për Umtitin

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për qendërmbrojtësin francez Samuel Umtiti, bën të ditur “Goal.com” të mërkurën.

Reprezentuesi i Francës më herët është kërkuar nga Manchester Unitedi, ndërsa klubet e Premier Leagues së Anglisë do të jenë në gatishmëri me lajmin se Barça mendon të shes lojtarin, transmeton Koha Ditore.

Barcelona kërkon 70 deri në 90 milionë euro për të liruar Umtitin. Umtiti iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2016 nga Lyoni me shpresë se do të jetë zgjidhje afatgjate për qendërmbrojtje.

Mirëpo, vlera e tij ka rënë dukshëm, ku tash është zgjedhje e tretë pas Gerard Piques dhe Clement Lengletit.

Barcelona po insiston të sjellë Matthijs de Ligtin nga Ajaxi në verë, kështu që krerët e klubit mendojnë të sakrifikojnë Umtitin 25-vjeçar për të realizuar transferimin e De Ligtit.

Të ngjashme