Barcelona e gatshme të shesë Coutinhon për 80 milionë euro

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e gatshme të shesë brazilianin Philippe Coutinho për 80 milionë euro.

Ish-lojtari i Liverpoolit ishte bashkuar me Barcelonën në janarin e vitit 2018 për 167 milionë euro, raporton Goal. Megjithatë ai ka dështuar të përmbushë pritshmëritë, transmeton Koha.net.

Ai më pas u huazua te Bayerni, por edhe aty duket se nuk po arrin të bindë gjigantin bavarez.

Mundo Deportivo tani raporton se Barcelona është e gatshme të reduktojë çmimin për shitjen e tij në afatin kalimtar të verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme