Barcelona e gatshme të shesë nëntë lojtarë në afatin e verës

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e gatshme që të bëjë një revolucion në skuadër gjatë kësaj vere.

Skuadra katalunase dëshiron t’i largojë disa lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e tyre për edicionin e ri.

Aktualisht, La Liga është e suspenduar, por me të përfunduar ky sezon, nëntë lojtarë do të largohen nga Camp Nou.

Antoine Griezymann, Luis Suarez, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Aruto Vidal dhe Philippe Coutinho janë vetëm disa nga ta që do të largohen.

Lionel Messi dhe dy të tjerë sipas Daily Mirror janë të vetmit që do të qëndrojnë, ndërsa pjesa e tjetër do të shitet ose do të huazohet.

Nga shitja e lojtarëve, Barcelona tenton të rikthejë Neymarin dhe të transferojë Lautaro Martinezin. 

Të ngjashme