Barcelona e gatshme të shesë Ousmane Dembelen, ia cakton edhe çmimin

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e gatshme të shesë Ousmane Dembelen në afatin kalimtar të kësaj vere.

Skuadra katalunase është e dëshpëruar me formën e sulmuesit francez, pasi ai më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur.

Dembele u transferuar nga Borussia Dortmundi në vitin 2017 për 105 milionë euro, mirëpo nga atëherë nuk ka arritur të tregojë vetën.

Barcelona e kishte transferuar atë si zëvendësues të Neymarit që kaloi te Paris Saint-Germain, por që nuk e kishte arritur potencialin që e kishte te skuadra gjermane.

Tani, kampioni i La Liga-s është e gatshme që të shesë Dembelen, derisa kërkon vetëm 60 milionë euro për kartonin e tij, raporton Marca.

Barca po tenton që të transferojë Lautaro Martinezin dhe të rikthejë Neymarin, derisa francezi do të shitet për t’i rritur fondet.

Të ngjashme