Barcelona e gatshme të shesë Umtitin për një shifër shumë të ulët

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Samuel Umtiti pritet të jetë njëri nga largimet e sigurta nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Fituesi i Kupës së Botës me kombëtaren e Francës në vitin 2018 ka hasur në vështirësi të mëdha në sezonin e fundit.

Umtiti ka humbur vendin e titullarin nga bashkëkombësi i tij, Clement Lenglet, kjo edhe për shkakun e lëndimeve të shpeshta.

Megjithatë, interesimi për shërbimet e tij vazhdon të jetë i madh, por jo me çmimin e mëparshëm, i cili sillet rreth 50-60 milionë euro.

Sipas gazetës Sport, Barcelona është e gatshme të pranojë ofertë prej 30 milionë eurosh nga çdo marrëveshje që përfshin blerjen e Umtitit.

Ndryshe, francezi ka ngjallur interesim nga klubet angleze si Manchester United dhe Arsenali, të cilët kërkojnë të forcojnë më tej opsionet e tyre mbrojtëse.

26-vjeçari gjithashtu është përmendur edhe si emër që mund të përfshihet në marrëveshjen e mundshme për transferimin e Neymarit dhe Lautaro Martinezit.

Të ngjashme