Barcelona e gatshme t’i shesë 9 lojtarë në Premierligë

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e gatshme t’i shesë nëntë lojtarë në klubet e Premierligës, përfshirë fituesin e Kupës së Botës Antoine Griezmann dhe yllin brazilian Philippe Coutinho, sipas medieve angleze.

Gjiganti spanjoll po kërkon dëshpërimisht të mbledhë të holla pas krizës financiare të shkaktuar nga pandemia coronavirus, prandaj është e hapur t’i dëgjojë ofertat për një numër lojtarësh, me përjashtim të Lionel Messit.

Prania e Griezmannit në treg do t’i alarmojë një numër gjigantësh evropian, përfshirë Manchester Unitedin, klubin e Premierligës i cili u përpoq ta blinte francezin para se ai t’i bashkohej Barcelonës verën e kaluar.

Klubet e mëdha angleze janë informuar se edhe tetë lojtarë të tjerë të Barçës janë në treg që mund të blihen apo të huazohen gjatë kësaj vere.

Përveç Griezmann, nga sulmuesit në treg janë hedhur edhe Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Nga mesfusha, në shitje janë nxjerrë Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, ndërsa prej mbrojtësve Samuel Umtiti, Nelson Semedo dhe Sergi Roberto.

Dhe, natyrisht, Coutinho, i cili u është ofruar një numri klubesh./ge 

Të ngjashme