Barcelona e interesuar për Fabian

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për talentin spanjoll, Fabian Ruiz.

Ylli i Napoli, Fabian Ruiz, ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, por edhe me Kombëtaren e Spanjës.

Barca kanë pasur kontakte me lojtarin edhe gjatë verës, ku kishin edhe konkurrencën e Real Madrid, por asnjëra skuadër nuk arriti marrëveshje me lojtarin.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Eric Abidal ishte në stadiumin e Lecce për ta ndjekur nga afër lojtarin e Napolit, Fabian, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari vlerësohet lart në Spanjë, pasi ndihmoi kombëtaren U21 që të triumfonte në Kampionatin Evropian.

Fabian Ruiz ka edhe katër vite të mbetura në kontratën e Napoli. 

Të ngjashme