Barcelona e kalon Real Madridin, Unitedi rrezikon pozitën në Angli

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Deloitte e ka publikuar raportin me të dhënat për përfitimet financiare të të gjitha klubeve nga sezoni i fundit dhe Barcelona e ka kaluar Real Madridin dhe e ka marrë vendin e parë në këtë listë.

Gjiganti katalonas ka përfituar më shumë para se cilido klub tjetër futbolli në Evropë për herë të parë në histori gjatë sezonit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

Barcelona i fitoi gjithsej 741.1 milionë funte për sezonin 2018/19 – ngritje e konsiderueshme nga 611.6 milionët që i siguroi gjatë sezonit 2017/18. Ndërkohë, Real Madridi i ka fituar vetëm 2.3 milionë funte më shumë sesa në sezonin 2017/18.

Ndërsa, Manchester Unitedi mbetet ende klubi më i pasur i Premierligës – por e rrezikon këtë vend për shkak të formës nëpër të cilën po kalon klubi anglez. Vitin tjetër parashikohet se Djajtë e Kuq s’do të jenë klubi anglez me më së shumti përfitime për herë të parë.

Lista e plotë e Deloitte:

20. Napoli

Përfitimet nga sezoni 2018/19: £182.8 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £161.9 milionë funte

19. Everton

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £187.7 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £188.6 milionë funte

18. West Ham

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £190.7 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £175.3 milionë funte

17. Lyon

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £194.6 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £145.5 milionë funte

16. AS Roma

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £203.6 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £221.5 milionë funte

15. Schalke

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £286.3 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £216 milionë funte

14. Inter Milan

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £321.3 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £248.7 milionë funte

13. Atletico Madrid

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £324 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £269.6 milionë funte

12. Borussia Dortmund

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £332.4 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £281 milionë funte

11. Arsenal

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £392.7 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £389.1 milionë funte

10. Juventus

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £405.2 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £349.5 milionë funte

9. Chelsea

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £452.2 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £448 milionë funte

8. Tottenham

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £459.3 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £379.4 milionë funte

7. Liverpool

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £533 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £455.1 milionë funte

6. Manchester City

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £538.2 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £503.5 milionë funte

5. Paris Saint-Germain

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £560.5 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £479.9 milionë funte

4. Bayern Munich

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £581.8 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £557.4 milionë funte

3. Manchester United

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £627.1 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £598.8 milionë funte

2. Real Madrid

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £667.5 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : £665.2 milionë funte

1. Barcelona

Përfitimet nga sezoni 2018/19 : £741.1 milionë funte
Përfitimet nga sezoni 2017/18 : 611.6 milionë funte

Klubet të cilat kanë dalë jashtë top 20-shes në krahasim me vitin e kaluar janë Newcastle United, që radhitej në pozitën e 19-të dhe Milani që ishte në vendin e 18-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme