Barcelona e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Leedsin për Rafinhan

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Leeds Unitedin për transferimin e Raphael Dias Belloli, më mirë i njohur si Raphinha.

Futbollisti brazilian do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën me gjigantin katalunas.

Raphinha i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 3 asistime në sezonin e fundit me Leedsin, të cilin e ndihmoi të mos binte nga liga.

Flitet se “Blaugrana” do t’i paguajnë rreth 65 milionë euro për kartonin e sulmuesit të rrezikshëm, i cili në të kaluarën kishte luajtur në Vitoria Guimaraes dhe në Sporting Clube de Portugal, para se të përfundonte në Rennes të Francës, prej nga më pas kishte kaluar në Leeds United. 

Të ngjashme