Barcelona e mposht Prishtinën me rezultat 9-2

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Prishtina është mposhtur në Spanjë sonte nga Barcelona me rezultat të thellë. Pavarësisht humbjes, Mabetex Prishtina pati një paraqitje të mirë ku shënoi dy gola.

Prishtina ka humbur me rezultat 9-2 nga skuadra kampione e Europës, Barcelona.

Deri në minutën e 8 Prishtina arriti që ta ruajë portën e paprekur por mandej ishte Barcelona që shënoi dy gola.

Fillimisht shënoi Dyego në minutën e 12 kurse në minutën e 13 shënoi edhe Esquerdinho.

Barcelona do të vazhdonte që të shënonte Shiraishi shënoi në minutën e 15-të kurse 2 minuta më vonë shënoi edhe Joselito.

Por në minutën e 17 do të shënonte edhe Prishtina me anë të Dervishajt.

Në minutën e 18 për Barcelonën shënoi edhe Rodrigues.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë dhe Prishtina do të luajë edhe 20 minuta të tjerë kundër kampionit të Europës në futsall, Barcelonës.

Në pjesën e dytë Prishtina do të pësonte edhe katër gola.

Esquerdinha shënoi në minutën e 21-të derisa Ibishi shënoi një gol të bukur në minutën e 26-të.

Esquerdinha do të shënonte edhe një gol tjetër në minutën e 31-të, derisa dy golat e fundit do të shënoheshin nga Povil në minutën e 33 dhe 38-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme