Barcelona e Reali i prijnë garës për Havertzin

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Ekipit nga La Liga, Barcelona dhe Real Madridi po i prijnë garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “SportBild”. Mesfushori 20-vjeçar, vlerësohet si njëri prej të rinjëve më të mirë në rolin e tij në Evropë dhe Leverkuseni është i gatshëm që në fund të këtij edicioni t’i marrë parasysh të gjitha ofertat që kalojnë shifrën mbi 100 milionë.

Si Barcelona ashtu edhe Reali e shohin Havertzin si përforcim të duhur në edicionin e ri kurse me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2022.

Këtë edicion, Havertz ka shënuar dy gola në pesë paraqitje në të gjitha garat. Ai prej edicionit 2016/17 ka debutuar me ekipin e parë të Leverkusenit kurse ka edhe pesë paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë.

Të ngjashme