Barcelona e sheh Cavanin si alternativë të Lautaros

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po mendon edhe për ‘planin b’ të sulmit, pasi Edinson Cavani ka përfunduar në listën e dëshirave.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain do të mbetet lojtar i lirë këtë verë, pasi vendosi të mos e vazhdojë kontratën e tij as deri në fund të këtij sezoni.

Emri i tij vazhdon të mbetet shumë i përfolur dhe tashmë ka përfunduar edhe në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.

Sipas mediumit Diario Sport, Cavani shihet si alternativ e klubit nga Camp Nou nëse nuk arrihet transferimi i objektivit kryesor, Lautaro Martinezit të Interit.

Barcelona do të ketë konkurrencë për sulmuesin, pasi Cavani së fundmi është lidhur edhe me një transferim si lojtari i lirë te Interi dhe Atletico Madridi.

Ylli uruguaian gjithashtu është lidhur me një rikthim te ish-klubi i tij, Napoli, i cili vazhdon të mbetet opsion. 

Të ngjashme