Barcelona e shet Malcomin në Zenit

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Malcom edhe zyrtarisht është lojtar i Zenit st Petersburg.

Barcelona përmes një njoftimi ka konfirmuar shitjen e Malcom te skuadra e Zenitit.

“Është arritur marrëveshja për transferimin e Malcom te Zenit St Petersbourg”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Skuadra ruse do të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Malcom, dhe pesë milionë tjera në bazë të të arriturave.

Barcelona po ashtu ruan interesimin në rast të një shitje të ardhshme të futbollistit.

Malcom te Barcelona është transferuar verën e kaluar nga Bordeaux, dhe në 24 ndeshje ka shënuar katër gola.

Të ngjashme