Barcelona e shkatërron Chelsean dhe e fiton Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka shkatërruar Chelsean 4:0 brenda vetëm 36 minutave për ta fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve së Vashave të dielën në Gothenburg.

Barcelona u bë klubi i parë spanjoll që e fiton Ligën e Kampionëve të Vashave, pas fitores 4:0 kundër Chelseat në finalen e garës së sivjetshme në Gothenburg, raporton Gazeta Express.

Skuadrës katalonase iu deshën vetëm 30 sekonda për të kaluar në epërsi, kur Melanie Leupolz shënoi autogol, para se Alexia Putellas ta dyfishonte epërsinë nga penalltia çaste më vonë.

Aitana Bonmati dhe Caroline Graham Hasen shënuan nga një herë në minutat në vijim për ta çuar në 4:0 epërsinë e Barçës sa hap e mbyll sytë.

Megjithëse bëri një pjesë të dytë të mirë, vashat e kaltra të Londrës e patën të pamundur të riktheheshin.

Barcelona bëhet klubi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve me ekipin e djemve dhe të vashave.

Të ngjashme