Barcelona e “surprizon” Xavin

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Menjëherë pas zyrtarizimit të Xavi Hernandez si trajner të Barcelonës, për 3 vitet e ardhshme, drejtuesit kanë filluar nga puna për t’i plotësuar të gjitha kushtet trajnerit për të pasur në organikën e skuadrës lojtarë që bëjnë diferencën.

Në këtë sezon Barça po vuan mungesën e sulmuesve të saj të cilët kanë probleme shëndetësore, ku rasti i fundit ishte ai i Sergoi Aguero që do mungojë për 3 muaj, Dembele i cili akoma nuk është rikuperuar dhe Braithwaite që vazhdon të jetë i dëmtuar.

Në këtë kushte blaugranat janë hedhur në sulm për të gjetur një sulmues që premton gola, dhe “grepi” është hedhur tek ish-sulmuesi i Villareal.

Sulmuesit nga Republika Demokratike e Kongos, Cedric Bakambu i skadon kontrata me klubin kinez Beijing Gouan në janar dhe për Barcelonën është një mundësi e shkëlqyer që të “rrëmbëjnë” lojtarin me parametra zero.

Të ngjashme