Barcelona e vogël pa Leo Messin

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Me eliminim nga Champions League që në fazën e grupeve, Barcelona devijoi nga rruga kryesore, por mbetet sërish në garë për të fituar një trofe të rëndësishëm në nivel ndërkombëtare: Europa Leaguen.

Është hera e parë që Barcelona do të marrë pjesë në këtë garë, që kur Kupa UEFA ndryshoi emër që u quajt Europa League në sezonin 2003-2004.

Kjo ndodh pikërisht në sezonin e parë pas largimit të Lionel Messit drejt PSG-së.

Me argjentinasin në organikë (nga sezoni 2004-2005), “blaugranat” kanë luajtur gjithmonë në Champions League, madje e kanë fituar plot katër herë këtë trofe prestigjioz.

Në të gjitha pjesëmarrjen kanë mundur ta kalojnë fazën e grupeve.

Në gjashtë raste kanë shkuar deri në çerekfinale, po kaq herë në gjysmëfinale dhe tri herë janë eliminuar në fazën 1/8-ave.

Me Messin, Barcelona e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme