Barcelona edhe zyrtarisht kampion i Spanjës

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Barcelona fitoi ndaj Levantes me rezultat 1-0 në Camp Nou dhe kështu fitoi edhe matematikisht titullin në La Liga për sezonin 2018/19.

Vendasit ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe në fund morën fitoren e merituar.

Ndeshja filloi me një rast të mirë për gol nga Philippe Coutinho (5′), pastaj vazhdoi Luis Suarez (21′), për t’u kthyer prapë Coutinho (26′, 41′), por portieri Aitor Fernandez Abarisketa bëri disa pritja të mira dhe me rezultat 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesë e dytë u fut në lojë Lionel Messi në vend të Coutinhos në shansin e parë që iu dha argjentinasi shënoi.

Ky ishte goli 34 i tij në La Liga në këtë sezon, por që kishte vlerën e titullit (numër 26-të në histori) pasi tani skuadra e tij e siguroi edhe matematikisht, edhe pse kanë mbetur edhe tre xhiro.

Barca rendiet në vendin e parë me 83 pikë, ndjekur nga Atletico Madridi me 74, kurse Real Madridi ka 65 pikë. Levante vazhdon në pozitën e 15-të me 37 pikë.

Të ngjashme