Barcelona – Eibar dhe Real Betis – Real Madrid, ndeshjet e vikendit

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e drejtuar nga Ernesto Valverde, po kalon formë tejet të mirë javëve të fundit, që ka fituar ndeshje pa pësuar gola dhe e njëjta gjë pritet edhe të dielën në orën 18:30, kur në “Camp Nou” e presin Eibarin.

Liderja e tabelës nuk ka pësuar gol në shtëpi në kampionat, që kur e mposhti Real Madridin 5:1, tre muaj më parë. Në fakt, “Blaugrana” e mbylli muajin dhjetor pa pësuar asnjë herë të vetme, në të gjitha ndeshjet e ligës, transmeton KTV.

Në humbjen 2:1 nga Levante në Kupën e Mbretit në 1/8 e finales, munguan shumë futbollistë të njohur, e ndër ta edhe më i miri i skuadrës, Lionel Messi.

Barca duhet të fokusohet tani në La Liga për ta mbrojtur titullin, e aty pritet të rikthehet edhe Messi, që mund ta ndihmojë ekipin në fitoren e gjashtë rresht në ligë.

Kundër Eibarit, Messi ka kontribuuar mesatarisht në dy gola, çdo herë sa është përballur me këtë ekip, e 12 herë ka shënuar në shtatë ndeshje, sa është takuar.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka dështuar të fitojë kundër kundërshtarit të së dielës, e nuk ka shënuar vetëm në shkurtin e vitit të kaluar, edhe pse regjistroi një asistim.

E të dielën në orën 20:45, do të takohen edhe Real Betisi me Real Madridin.

Të dyja ekipet e kanë nisur vitin me rezultate dëshpëruese, por të kombinuar, që të dyja skuadrat kanë dhuruar plot 15 gola në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në Betis.

Nikoqirët janë të pamposhtur në shtëpi në katër duelet e fundit, me dy fitore e dy humbje.

Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari, në xhiron e kaluar u mposht nga Sociedadi 2:0, dhe ishte humbja e dytë e njëpasnjëshme. Në udhëtim, në katër duelet e fundit në udhëtim, kampioni i Evropës ka fituar dy ballafaqime, një e ka humbur dhe ka barazuar në një rast tjetër. Në total këtë edicion, “Mbretërit” kanë pësuar 18 gola si mysafir dhe vetëm një ekip tjetër ka marrë më shumë gola.

Atletico Madridi i vendit të dytë do të luajë të dielën në mesditë kundër Levantes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme