Barcelona fiton “El Clasicon”, 14 pikë më shumë se Real Madrid

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 15:23 | Nga
Barcelona mposhti Real Madridin në El Clasico me rezultat 3:0.

Në ballafaqimin e zhvilluar në Santiago Bernabeu, skuadra mysafire doli fituese duke krijuar 14 pikë epërsi ndaj “Los Blancos”.

Luis Suarez kaloi Barcelonën në epërsi kur mposhti portierin Keylor Navas pas një aksioni të ndërtuar mirë në minutën e 54-të, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, momenti që vendosi fituesin erdhi 10 minuta më vonë kur Dani Carvajal u ndëshkua direkt me karton të kuq për lojë me dorë brenda zonës.

Nga penalltia shënoi Lionel Messi për 2:0.

Kurse, në fund, Aleix Vidal realizoi për rezultatin final 3:0. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme