Barcelona gjen pasardhësin e Neymarit në Madrid (Foto)

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 09:25 | Nga

Barcelona tashmë ka nisur të kërkoj pasardhësin e Neymarit.

Ylli i Barcelonës, Neymar gjatë këtyre ditëve ka shumë gjasa që t’i bashkohet klubit francez, PSG për 222 milionë euro.

Kurse, Barcelona tashmë ka nisur të kërkoj pasardhësin e sulmuesit brazilian.

Sipas të përditshmes sportive Sport, Barcelona po mendon që t’i bëjë ofertë Atletico Madrdit për Griezmannin.

Griezmann, i cili kushton 100 milionë euro, pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, por përveç Griezmanninit, në listën e dëshirave të Barcelonës janë edhe tre yje nga Premierliga Angleze.

Fjala është për Philippe Coutinho (Liverpoo), Eden Hazard (Chelsea) dhe Dele Alli (Tottenham).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme