Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 10:35 | Nga

Barcelona ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e Luis Suarezit, dhe vëmendjen e kanë kah sulmuesi polak i Genoas.

Gjiganti spanjoll është gati për t’u futur në garë për shërbimet e supersulmeusit Krzysztof Piatekin, pasi për polakun ka shfaqur interesim Interi dhe Juventusi transmeton Gazeta Express.]

Piateki i ka shënuar 10 gola në gjashtë paraqitje me klubin e Genoas. Genoa e bleu lojtarin gjatë kësaj vere për 4 milionë euro nga klubi polak, Cracovia Krakow.

Sulmuesi deri më tani i ka shpaguar ato 4 milionë euro të shpenzuara për të, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me superformën që po e kalon në Serie A.

 

Të ngjashme